
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë që një i ri ia ka dalë të fitojë betejën me COVID-19 pas 8 javës në terapi intensive, shkruan “ATSH”.
“Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID 2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë virusin, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi”, u shpreh Manastirliu.
Ministrja apeloi që qytetarët mos të ulin vigjilencën, të ruajnë distancën fizike si dhe të mbajnë maska. “Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë. Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm COVID-19”.







