
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka deklaruar se programi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta dhe një pjesë e madhe e shtëpive individuale do të përfundojnë para 31 dhjetorit.
Një intervistë për “TVSH”-në, ministri Ahmetaj tha se procesi i rindërtimit ka filluar menjëherë pas konferencës së donatorëve.
Sipas tij, janë alokuar 86 milionë dollarë, pjesa me e madhe e shpërndarë ose në proces.
Ministri Ahmetaj shtoi se në programin e tretë të rindërtimit përfshihen shkollat dhe aktualisht 143 institucione arsimore, të cilat janë mbuluar të gjitha me financim.







