Greqia do të vijojë ta mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më datë 30 shtator. Nga pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës do të vijojë të kalojë një numër i kufizuar udhëtarësh, përkatësisht 750 dhe 300 qytetarë në ditë, duke respektuar të gjitha rregullat sipas procedurave përkatëse. Për shkak të pandemisë do të lejohet kalimi vetëm për qytetarët shqiptarë që janë me leje qëndrimi në Greqi, apo që kanë një leje pune sezonale.

Të gjithë shtetasit që duan të kalojnë në shtetit grek duhet të jenë të pajisur me testin negativ të Covid 19 jo më të vjetër se 72 orë.