Shkollat fillore dhe të mesme janë rihapur në Madrid, me gjithë rritjen e numrit të të infektuarve nga COVID-19 në rajon.

Shkollat janë detyruar të marrin një sërë masash kundër COVID-19 për t'u ofruar mbrojtje maksimale stafit dhe nxënësve.

Prindërit shprehin optimizëm të matur lidhur me kthimin e fëmijëve të tyre në shkollë.

Mercedes, nëna e një nxënësi, shpreson se gjithçka do të shkojë normalisht këtë vit shkollor dhe se fëmijët do të qëndrojnë në klasë me shokët e tyre.

Ndërkohë, një tjetër nënë, e quajtur Goia, shprehet: "Shkollat kanë bërë të gjitha përpjekjet për të përmbushur të gjitha masat ligjore dhe madje kanë bërë më shumë në disa raste. Si nënë, jam e kënaqur për këtë."

Pas rihapjes, në shkolla kërkohet të mbahet maskë gjithë kohës dhe fëmijët lejohen të luajnë vetëm me shokët e tyre të klasës.

Spanja ka pasur mbi gjysmë milioni raste të konfirmuara të koronavirusit. (Wang Lei)