TIRANE-Qeveria ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Ministrave garancinë e dytë sovrane me vlerë 150 milionë dollarë. Garanci sovrane do të jenë për sektorët e turizmit, fasonët dhe bizneset prodhuese.

Kjo garanci sovrane nuk do të përdoret për paga, si e para, por për investime, kapital qarkullues për të mbështetur rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar që është ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19.

Rreziku nuk do të jetë si në garancinë e parë që e merr përsipër shteti, por do të ndahet mes të treve, shtet-biznes-bankë. Bizneset që do të aplikojnë për kredinë nuk duhet te kenë pasur probleme me kredi të mëparshme, pasi nuk do të përfitojnë.

Kujtojmë që garancia e parë ishte 11 mld lekë për të gjitha bizneset që duan të marrin kredi për të shlyer pagat e punonjësve deri në tre muaj.

(Marrë nga Shqiptarja.com)