Për të gjithë shqiptarët që do të riatdhesohen pas datës 4 maj ministria e infrastrukturës Belinda Balluku jep lajmin e mirë se për të rezervuar një biletë duhet të aksesojnë direkt faqen e Air Albania. Gjatë këtij procesi ata duhet të deklarojnë adresën e banimit, pasi të gjithë ata qytetarë, të cilët banojnë në zona të deklaruara të gjelbërta nga Ministria e Shëndetësisë, do të duhet të karantinohen 14 ditë në hotelet e përshtatura si struktura karantinuese COVID-19.

Ndërkohë të gjithë qytetarët të cilët banojnë në zonat e shpallura si zona të kuqe do të vetëkrantinohen në banesat e tyre me përgjegjësi të plotë dhe të monitoruar nga policia e shtetit.

Ministria bëri me dije se përmes fazës së dytë të riatdhesimit është arritur të akomodohen nga data 18 Prill më shumë se 2500 qytetarë shqiptarë nga mbarë bota.

Ndërkohë që ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Flaber njofton se një mundësi tjetër riatdhesimi do të ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin New York-Londër- Tiranë. Nisja do të bëhet më datën 6 maj.(RTSH)