Presidenti i PES, Partive Socialdemokrate Europiane, Sergei Stanishev iu drejtua dje Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ku i kërkon fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të mos konsiderosh arritjet e dy vendeve, së bashku me politikën dhe angazhimet tona të Zgjerimit tani, sipas Stanishev, "do të ishte një gabim i rëndë strategjik".

"Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria në veçanti kanë ecur në një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të gjetur veten e tyre në prag të çeljes së negociatave të aderimit. Në bazë të kritereve të përcaktuara dhe një procesi rigoroz, Komisioni Europian, i ngarkuar me menaxhimin e këtij procesi, ka pranuar që ata kanë bërë të nevojshmen për të kaluar në fazën tjetër. Si drejtues i familjes sonë politike, ju lutem më lejoni të them se në terma politik ata kanë bërë shumë më tepër sesa të plotësojnë standardet", thekson Stanishev në këtë letër. (ATSH)