Pas Kongresit të 18-të të PKK-së, Kina ka marrë një sërë masash për të mbrojtur ekologjinë e lumenjve, për të cilët presidenti kinez Xi Jinping ka qenë gjithmonë i shqetësuar. Pellgu i lumit Jance është bërë fushëbeteja kryesore për zhvillimin ekologjik dhe të gjelbër, ndërsa në pellgun e Lumit të Verdhë synohet restaurimi i ekologjisë, duke ulur pjesën me rërë dhe duke rritur pjesën e gjelbër. Gjatë dhjetë vjetëve, në gjendjen ekologjike të lumenjve të mëdhenj të Kinës ka pasur ndryshime historike dhe themelore.
![[Foto: VCG]](https://mim-img2.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220815/d5994620-a68a-4c3a-9b80-95e01aa786ea.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
Sipas një fotoje të bërë nga sateliti, shihet dukshëm se gjatë dhjetë vjetëve, sipërfaqja me rërë është ulur dhe është rritur sipërfaqja e gjelbëruar. Linja ekologjike e Lumit të Verdhë është shtyrë përpara rreth 150 kilometra në pikën më të gjerë. Vëlllimi i rërës dhe baltës që derdhet në Lumin e Verdhë ka rënë mesatarisht me 300 - 500 milionë tonë në vit.
![[Foto: VCG]](https://mim-img1.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220815/3e525190-f9b0-4770-878f-e7ea6d66fb1f.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
Për sa i përket Jancesë, Kina ka marrë një sërë masash për kontrollin e ndotjes. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, numri i ndërmarrjeve të industrisë kimike që gjenden në largësi deri tre kilometra përgjatë lumit Jance është zvogëluar me më shumë se një të katërtën. Njëkohësisht, aftësia e trajtimit të ujërave të zeza urbane është forcuar shumë. Prej vitit 2012, numri i fabrikave për trajtimin e ujërave të zeza pothuajse është dyfishuar.







