“Duket ambicioz, por ndoshta do të ketë efekt vetëm pas shumë vjetësh”, komentoi "New York Times" për projektligjin e firmosur ditët e fundit nga presidenti amerikan Joe Biden për mbështetjen e sektorit të mikroçipave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas "Projektligjit për mikroçipat dhe shkencën të vitit 2022”, qeveria amerikane do t'i ofrojë sektorit të gjysmëpërçuesve një mbështetje financiare me vlerë 52.7 miliardë dollarë amerikanë, do t’u ofrojë ndërmarrjeve përkatëse një ulje prej 24 miliardë dollarësh amerikanë të tatimit për investimin, do të japë afro 200 miliardë të tjerë për të mbështetur studimet teknologjike në fushat e inteligjencës artificiale, robotikës, informatikës kuantike etj. “Nëpërmjet kësaj pakete politikash, ShBA-ja synon të tërheqë më shumë investime dhe ta përqendrojë prodhimin e mikroçipave të përparuar (minus 28 nanometra) në territorin e vet, për të mbrojtur pozicionin e vet mbizotërues teknologjik,” thuhet në një koment të CMG-së.

Disa analistë e quajtën këtë projektligj si “përpjekjen më të madhe në historinë e ShBA-së për të rimëkëmbur një sektor jashtë vendit”. Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 1990, ShBA-ja zinte 37 % të tregut botëror të gjysmëpërçuesve, por në vitin 2020 shifra u ul në 12%. "Rrjedhja" jashtë parashikimit e sektorit të prodhimit e bëri administratën amerikane të marrë masa përballuese.

Foto:VCG

Foto:VCG

Vihet re se në këtë dokument përcaktohet se ndërmarrjet që kanë marrë financim nga qeveria, nuk mund të zhvillojnë asnjë “trasaksion të madh e të rëndësishëm” dhe as të investojnë në Kinë ose vende të tjera që “shqetësojnë ShBA-në”. “Këto dispozita dhe përmendja e drejtpërdrejtë e Kinës kanë shfaqur ankthin strategjik të palës amerikane”, vihet në dukje në koment.

Vitet e fundit, disa vende, duke përfshirë Kinën, kanë bërë përparim të vazhdueshëm, gjë që shkaktoi shqetësimin e ShBA-së. Ky projektligj kërkon të krijojë pengesa për të frenuar zhvillimin e sektorit të gjysmëpërçuesve në këto vende.

Sipas vlerësimeve, nëse Uashingtoni zbaton politikën e “shkëputjes së fortë teknologjike” me Kinën, brenda një kohe të shkurtër, kjo mund të krijojë probleme për sektorin kinez të prodhimit. Por kompanitë amerikane të gjysmëpërçuesve do të dëmtohen më shumë, duke humbur 18 % të tregut global dhe 37 % të të ardhurave, si dhe 15 mijë deri në 40 mijë vende pune që kërkojnë aftësi profesionale të nivelit të lartë.

“Në historinë e marrëdhënieve Kinë-ShBA, cila goditje e palës amerikane e ka arritur qëllimin? Ta marrim eksplorimin kozmik për shembull. ShBA-ja ka marrë shumë masa për ta përjashtuar Kinën nga ‘klubi hapësinor’, por stacioni hapësinor i Kinës ‘Tiangong’, që po fluturon mbi Tokë, është përgjigjja më e mirë ndaj këtyre kundërvënieve,” përfundon komenti i CMG-së.