
Foto nga VCG
Rrjeti i trenave të mallrave Kinë-Evropë ka vendosur një rekord të ri si në numrin e trenave të mallrave ashtu edhe në totalin e mallrave të dorëzuara, raportoi të hënën “China Securities Journal”, njofton “China Daily”.
Të dhënat nga Hekurudhat e Kinës tregojnë se rrjeti i trenave në funksionim arriti në 1517 në korrik dhe mallrat e dorëzuara arritën në 149,000 TEU, përkatësisht 11 për qind dhe 12 për qind më shumë në bazë vjetore.
Deri tani, rrjeti ka ruajtur nivelin e funksionimit “1000 trena në muaj” për 27 muaj rresht.
Rritja e vazhdueshme e vëllimit të trenave të mallrave Kinë-Evropë siguron rrjedhën e qetë të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit ndërkombëtar.
Nga janari deri në korrik, operuan gjithsej 8990 trena mallrash Kinë-Evropë, duke dhënë 869.000 TEU, përkatësisht 3 për qind dhe 4 për qind më shumë nga viti në vit, sipas të dhënave nga “China Railway”.
Sipas ekspertëve, përparësitë e çmimeve dhe shërbimet me cilësi të lartë ndihmuan trenat e mallrave Kinë-Evropë të ruanin një vrull të mirë zhvillimi, duke siguruar rrjedhën e qetë të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit ndërkombëtar, si dhe duke ofruar mbështetje të fortë për bashkëpunimin me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”.
Statistikat tregojnë se trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë arritur deri më tani në 200 qytete në 24 vende evropiane, duke ofruar mbështetje të fortë për zhvillimin nismës “Një brez, një rrugë”. (Fatosi)







