Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, Wu Qian, shprehu të martën kundërshtim dhe dënim të fortë për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, në rajonin e Tajvanit.

“Kina i ka ritheksuar disa herë pasojat e rënda të kësaj vizite. Por, Pelosi megjithatë provokoi në mënyrë keqdashëse dhe krijoi krizë, gjë që ka shkelur rëndë parimin e ‘Një Kine’, tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe marrëdhëniet ndërmjet ushtrive të të dy vendeve. Veprimi i palës amerikane u ka dërguar një sinjal të gabuar ‘forcave separatiste’ të ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe ka përshkallëzuar tensionet midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit. Partia Progresive Demokratike e Tajvanit shfrytëzoi forcat e huaja dhe nguli këmbë ta ftojë Pelosin. Një veprim i tillë i rrezikshëm patjetër do të shkaktojë pasoja të rënda. Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës është në një nivel të lartë vigjilence dhe do të reagojë me një sërë veprimesh të shënjeshtruara ushtarake, duke mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e tërësinë territoriale të vendit dhe duke shkatërruar ndërhyrjet e huaja dhe orvatjet e separatistëve tajvanezë”, deklaroi zëdhënësi Wu Qian.