
Foto: VCG
Një ekspozitë e trashëgimisë kulturore jomateriale u çel të dielën në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore.
Ekspozita, e cila do të zgjasë deri më 4 gusht, shfaq 193 projekte të trashëgimisë kulturore jomateriale nga 19 rajone të nivelit provincial që ofrojnë ndihmë sociale për Xinjiang-un dhe 146 projekte të tilla nga Xinjiang, përcjell “Xinhua”.
E çelur në Muzeun e Artit në Xinjiang, ekspozita ka një sipërfaqe prej rreth 5000 metra katrorë. Për të festuar hijeshinë unike të trashëgimisë kulturore jomateriale do të zhvillohen shumë aktivitetete artistike.
Ekspozita organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe qeveria popullore e Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgur. Ajo pritet të nxisë shkëmbimet kulturore midis Xinjiang-ut dhe rajoneve të nivelit provincial që ofrojnë ndihmë sociale për rajonin.
Kina ka zbatuar programet e asistencës në çift në Xinjiang që nga viti 1997, duke kanalizuar mbështetjen financiare, teknike dhe të burimeve njerëzore në fusha të ndryshme në Xinjiang nga rajone të tjera të vendit. (Irma)







