
VCG
Industria ushqimore e Kinës pati rritje të qëndrueshme për sa i përket prodhimit dhe shitjeve në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.
Prodhimi industrial me vlerë të shtuar në sektorin e bujqësisë dhe të përpunimit të ushqimeve u rrit 3.3 për qind nga viti në vit, ndërsa ai i sektorit të prodhimit të ushqimit u rrit me 4.1 për qind nga viti në vit, sipas ministrisë.
Sektori i prodhimit të alkoolit, pijeve dhe çajit të rafinuar pati një rritje të vlerës së shtuar industriale me 8.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

VCG
Në gjysmën e parë të vitit, shitjet me pakicë të drithërave, naftës dhe ushqimeve arritën në 903.18 miliardë juanë (rreth 133.76 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 9.9 për qind nga viti në vit.
Shitjet me pakicë të pijeve u rritën me 8.2 për qind, ndërsa ato të duhanit dhe alkoolit u rritën me 6.7 për qind. (Irma)







