![[Foto:VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220723/56322d0d-9f64-4d1c-9bab-e1827b9da2a3.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto:VCG]
Monedha kineze renminbi (RMB), ose juani, ka ruajtur pozicionin e saj si monedha e pestë më aktive për pagesat globale për nga vlera në qershor 2022, në kuotën e 2.17 për qind, njoftoi Shoqata për Telekomunikacionin Mbarëfinanciar Ndërbankar në mbarë botën (SWIFT), citon “Xinhua”.
Vlera e pagesave RMB u rrit me 6.61 për qind krahasuar me majin 2022, ndërsa në përgjithësi, të gjitha monedhat e pagesave u rritën me 5.3 për qind, sipas SWIFT.
Sa i përket pagesave ndërkombëtare, duke përjashtuar ato brenda Eurozonës, RMB u rendit i gjashti, me një kuotë prej 1.45 për qind në qershor 2022. (Irma)







