Situata e Covid-19 ka qenë e luhatshme në një nivel të ulët në Kinë që nga fillimi i korrikut, me ringjallje të raportuara në shumë vende brenda disa zonave, deklaroi He Qinghua, zyrtar në Departamentin e Kontrollit të Sëmundjeve në Komisionin Kombëtar të Shëndetit, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.
![[Foto: VCG]](https://mim-img1.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220723/ad7a37c9-e620-469c-826e-744be5079a94.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
He tha se pandemia ka prekur 78 qytete në 21 rajone të nivelit provincial gjatë javës së kaluar. Sipas tij, në përgjithësi, rishfaqjet në lokalitete të ndryshme janë vënë nën kontroll efektiv në një periudhë të shkurtër kohore dhe ndikimi i virusit është i kufizuar. Ai theksoi se kapaciteti dhe efikasiteti i reagimit lokal ndaj pandemisë është përmirësuar më tej.
He theksoi se me rimëkëmbjen e infeksioneve Covid-19 në mbarë botën, së bashku me fluksin në rritje të njerëzve gjatë pushimeve verore, rreziku i shpërthimeve lokale do të rritet, duke rezultuar në një situatë komplekse parandalimi dhe kontrolli epidemie.
Ai kërkoi veprime të vendosura dhe të shpejta në vazhdën e një shpërthimi epidemik, për të minimizuar përhapjen e tij në kohën më të shkurtër të mundshme dhe për të parandaluar zhvillimin e tij në rishfaqje në shkallë të gjerë. (Irma)







