90 milionë - kjo është një shifër e re tragjike për sa i përket numrit të të infektuarve nga COVID-19 në ShBA, thekson Grupi Mediatik i Kinës në një koment të tij.

Nju Jorku shtrëngon masat e kontrollit kundër COVID-19 krahas rritjes së ndjeshme të rasteve infektimi, 15 korrik 2022(Foto:VCG)
Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, deri më 17:20 të 20 korrikut sipas orës vendore, numri i infektimeve prej COVID-19 në ShBA i kaloi 90 milionët, kurse i vdekjeve arriti mbi 1.02 milionë.
Ç’do të thotë 90 milionë? Do të thotë se një ndër 3.6 amerikanë është prekur nga koronavirusi i ri. Por mbase situata reale është edhe më e keqe, vijon komenti. Shumë ekspertë dhe media amerikane kanë vënë në dukje se, për shkak se shumë amerikanë bëjnë vetë testim në shtëpi, madje nuk testohen aspak, shifra e vërtetë e infektimeve mund të jetë mjaft më e lartë.

Flamurët e bardhë në sheshin kombëtar në kujtim të viktimave nga COVID-19, Washington,ShBA(Foto:VCG)
Që nga fillimi i këtij viti, numri i të infektuarve nga COVID-19 në ShBA i kaloi shpejt pragjet 60 milionë, 70 milionë dhe 80 milionë. Prapa këtyre shifrave qëndrojnë detaje tragjike: mbi 6 milionë të infektuar janë të mitur, mbi 250 mijë fëmijë humbën të paktën një kujdestar të rritur, ndërkohë, me përhapjen e shpejtë të varianteve BA.5 dhe BA.4, mbi gjysma e popullsisë amerikane jeton në zona me rrezik të lartë infektimi.
Shumë ekspertë parashikojnë se në disa muajt e ardhshëm, ShBA-ja do të përballet me sfida më serioze. Sipas drejtorit të Institutit të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive Antoni Fauci, epidemia është shumë larg përfundimit, ndërsa në këtë vjeshtë mund të ketë një valë të re infektimesh. Duket se shifra 90 milionë nuk do të jetë fundi i “tragjedisë amerikane”, e mbyll komentin e vet CMG-ja.







