VCG

VCG

Autoritetet në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore bënë të ditur në një konferencë shtypi se është bërë përparim i madh gjatë dekadës së fundit në arritjen e një zhvillimi me cilësi të lartë, citon “Xinhua”.

Produkti i brendshëm bruto i provincës, nga 1.1 trilionë juanë (rreth 162.7 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2012 arriti në 2.71 trilionë juanë në 2021-shit, duke u rritur me një normë mesatare vjetore prej 8.7 për qind, që është 2 pikë përqindje më e lartë se niveli kombëtar.

VCG

VCG

Gjatë dekadës së fundit, 9.33 milionë persona në zonat rurale në Yunnan u nxorrën nga varfëria dhe 1.5 milionë njerëz u zhvendosën nga rajonet e goditura nga varfëria për të jetuar një jetë më të mirë.

Sipas autoriteteve, Yunnan ka bërë gjithashtu përparim të rëndësishëm në përmirësimin e mjedisit ekologjik dhe biodiversitetit, me shkallën e mbulimit të pyjeve që arrin në 65 për qind. (Irma)

VCG

VCG