VCG

VCG

Humbjet e drejtpërdrejta ekonomike të Kinës nga fatkeqësitë natyrore arritën në 88.81 miliardë juanë (rreth 13.13 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit 2022, njoftoi Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, citon “Xinhua”.

Nga janari deri në qershor, përmbytjet dhe stuhitë me breshër ishin fatkeqësitë kryesore natyrore në Kinë, ndërsa thatësirat, ngricat, tërmetet dhe zjarret në pyje e kullota ndodhën në shkallë të ndryshme, deklaroi në një konferencë për shtyp Shen Zhanli, zëdhënës i ministrisë.

VCG

VCG

Rreth 39.14 milionë persona u prekën nga fatkeqësitë natyrore gjatë kësaj periudhe, me 178 të vdekur ose të zhdukur dhe 1.28 milionë banorë të zhvendosur.

Më shumë se 18.000 shtëpi u shembën dhe 3.62 milionë hektarë tokë bujqësore u dëmtuan nga fatkeqësitë natyrore, tha Shen. (Irma)