
VCG
Tornadoja që përfshiu qytetin Lianyungang në provincën Jiangsu të Kinës lindore shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosi 25 të tjerë, bëri të ditur të enjten Zyra lokale e Menaxhimit të Emergjencave, përcjell “Xinhua”.
Tornadoja përfshiu 11 fshatra në katër komuna të Lianyungang.
Mbi 2200 persona u prekën nga fatkeqësia dhe u dëmtuan mbi 640 shtëpi dhe rreth 250 hektarë tokë bujqësore, sipas hetimeve paraprake.

VCG
Punonjësit e Emergjencave kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe të plagosurit po marrin trajtimin e duhur.
Në zonat e prekura ndërkohë kanë filluar të jepen ndihmat e para. (Irma)

VCG







