
VCG
Banka kineze e Zhvillimit ka rritur mbështetjen financiare për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjelbër të lumit Yangtze.
Banka lëshoi hua me vlerë 256.1 miliardë juanë (rreth 37.97 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit, 14 për qind më shumë nga viti në vit, duke ofruar mbështetje për zonat kritike në mbrojtjen e lumit Yangtze, bën të ditur “Xinhua”.
Këto përfshijnë mbrojtjen e mjedisit dhe restaurimin ekologjik në zonat urbane dhe rurale, kontrollin e ndotjes industriale, ndërtimin gjithëpërfshirës të sistemit të transportit dhe ndërtimin e infrastrukturës rurale përgjatë Brezit Ekonomik Yangtze.

VCG
Me projektet e mbrojtjes dhe restaurimit të mjedisit, kapaciteti i trajtimit të ujërave të zeza dhe plehrave do të rritet, lumenjtë, liqenet dhe ligatinat do të trajtohen dhe ndërmarrjet ndotëse do të mbyllen ose zhvendosen, shtoi banka. (Elona)







