Foto nga VCG

Këshilli Olimpik i Azisë njoftoi të martën se Lojërat e 19-ta Aziatike të Hangzhou-t 2022 do të mbahen nga 23 shtatori deri më 8 tetor të vitit 2023.

Lojërat Aziatike, që planifikoheshin të mbaheshin në shtator të këtij viti në Hangzhou të Kinës, janë shtyrë për në vitin 2023 për shkak të pandemisë së COVID-19, bëri të ditur Këshilli Olimpik i Azisë në maj. (Fani/Artan)