
“HeartCon”, e cila përmban një pompë artificiale gjaku, është pajisja e parë ndihmëse e implantueshme e ventrikulit të majtë në Kinë, njofton “China Daily”.
“HeartCon”, e zhvilluar dhe prodhuar në mënyrë të pavarur nga “Rocor Medical Technology Co”, u miratua nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore për të hyrë në treg.
Ajo është pajisja e parë ndihmëse e implantueshme e ventrikulit të majtë në vend me teknologji të levitimit magnetohidrodinamik, sipas faqes së internetit të administratës.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 8.9 milionë njerëz në Kinë vuajnë çdo vit nga infarkti në zemër. (Fatosi)







