VCG

VCG

Kina ka përshpejtuar ndërtimin e infrastrukturës kompjuterike mes përparimit të vendit drejt zhvillimit të ekonomisë digjitale, njofton “China Daily”.

Deri në fund të vitit 2021, qendrat e “big data” në përdorim tejkaluan 450 në të gjithë vendin, ndërsa qendrat inteligjente informatike tejkaluan 20, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Kina do të promovojë më tej ndërtimin e infrastrukturës kompjuterike dhe një sistemi të integruar të qendrave të “big data” këtë vit, duke synuar të nxisë një industri kompjuterike efikase dhe të gjelbër që mund të nxisë rritjen e ekonomisë digjitale të vendit, tha Xie Cun, zyrtar i lartë në ministri.

VCG

VCG

Vendi nisi një mega projekt në shkurt që përfshin krijimin e tetë qendrave kompjuterike kombëtare në vend, si dhe 10 grupimeve kombëtare të qendrave të të dhënave për të përmirësuar fuqinë e përgjithshme kompjuterike, një bazë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë digjitale të Kinës.

Të dhënat treguan se ekonomia digjitale e Kinës u rrit nga 11 trilionë juanë (1.62 trilion dollarë) në 2012 në mbi 45 trilionë juanë në vitin 2021. (Fatosi)