Ekspozita speciale me temë radiot “Hz action”, në Muzeun e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës në Pekin, ka tërhequr vëmendjen e njerëzve, veçanërisht të fëmijëve që sapo kanë filluar pushimet verore, shkruan “China Daily”.

Një seksion i quajtur “Pajisjet radiofonike në kujtesë” i kthen vizitorët në ditët e zhvillimit të teknologjisë radio dhe “wireless” në Kinë në dekadat e fundit.

Vizitorët mund të luajnë lojëra interaktive dhe të mbajnë syze VR për të përjetuar përparimin e arritur nga teknologjia me valë. (Fatosi)