
Foto:VCG
Zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbing bëri të ditur të hënën se kryeministri i Kinës Li Keqiang do të marrë pjesë të martën në Dialogun e Posaçëm Virtual të Forumit Ekonomik Botëror. Kreu i qeverisë kineze do të mbajë një fjalim dhe do të zhvillojë bisedime me liderët globalë të biznesit pjesëmarrës në këtë veprimtari. (Zhang Yan/Artan)







