VCG

VCG

Haiji-1, platforma e parë e prodhimit të naftës në det të hapur në thellësi 300 metra në Azi, e projektuar dhe ndërtuar në mënyrë të pavarur nga Kina, përfundoi instalimin dhe testimin e të gjitha njësive, bëri të ditur “China National Offshore Oil Corp” (CNOOC), prodhuesi kryesor i naftës dhe gazit në det të hapur në vend, citon “CGTN”.

Haiji-1, i vendosur në pellgun e deltës së lumit Pearl, në provincën Guangdong të Kinës jugore, ka një lartësi totale deri në 340.5 metra dhe peshon deri në 40.000 tonë, duke vendosur rekorde të reja të platformës së prodhimit të naftës në det të hapur të Kinës.

“Ndërtimi i projektit zgjati 28 muaj, duke përfshirë ndërtimin dhe instalimin e një platforme 30.000 tonëshe, tetë strukturave të sipërme dhe vendosjen e tubacioneve nënujore 25.6 kilometra. Më shumë se 1000 persona u angazhuan për ndërtimin e saj gjatë periudhës së pikut”, -tha Yuan Wei, zv.menaxheri i përgjithshëm i degës CNOOC Shenzhen.

Projekti inxhinierik i naftës në det të hapur Haiji-1 pritet të vihet në veprim në gjysmën e dytë të këtij viti për t'i shërbyer platformës së fushës së naftës Lufeng 15-1 që ndodhet në Detin e Kinës Jugore. Prodhimi maksimal i saj ditor i naftës pritet të arrijë në 6500 tonë kur të jetë plotësisht funksional.

VCG

VCG

Dizajni i projektit mund ta mbrojë nga kushtet jashtëzakonisht të rënda të detit. “Gjatë provave detare të Haiji-1, ne u ndeshën me tajfunin “Chaba”. Ekipi, pasi bëri rregullimin e arsyeshëm të planit të testimit duke siguruar paraprakisht stafin e punës, kapërceu në mënyrë efektive ndikimin e kushteve të pafavorshme të motit. U deshën 57 ditë në total për të përfunduar testimi i 37 sistemeve kryesore, 74 pajisjeve të sistemeve të pavarura, sistemit të zjarrfikësve dhe sistemeve të shërbimeve, duke hedhur një themel të fortë për platformën që do të vihet në funksion”, -tha Tao Fuwen, menaxher i përgjithshëm i projektit të CNOOC.

Si një përparim i madh në dizajnin e platformave dhe një moment historik në ndërtimin e një platforme super të madhe në det të hapur të naftës dhe gazit në Kinë, Haiji-1 do të përmirësojë më tej furnizimin me energji të vendit dhe do të garantojë sigurinë energjetike të vendit. (Fatosi)