Foto:VCG

Kina u bëri thirrje të enjten palëve përkatëse të promovojnë bisedimet e paqes dhe të shpërshkallëzojnë tensionet Rusi-Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Shu Jueting, i tha këto kur u pyet në lidhje me diskutimin e sekretares së Thesarit të SHBA-së Janet Yellen për kufizimin e çmimit të naftës ruse gjatë një videobisede me zëvendëskryeministrin kinez Liu He në fillim të këtij muaji.

"Kjo çështje është shumë e ndërlikuar," theksoi Shu, duke shtuar se bisedimet e paqes dhe zbutja e tensioneve u shërbejnë interesave të palëve të ndryshme.

Çmimet e naftës janë rritur për shkak të frenimit të importeve të naftës ruse. "Bloomberg" javën e kaluar raportoi se ShBA-ja dhe aleatët e saj po shqyrtonin mundësinë e kufizimit të çmimit të naftës ruse ndërmjet 40 - 60 dollarë për fuçi.