Foto: VCG

Foto: VCG

Kina pritet të ketë 9 nga 20 portet më të mira të kontejnerëve në botë deri në fund të këtij viti, sipas një raporti parashikimi të publikuar nga Akademia Kineze e Shkencave (CAS), cituar nga “Xinhua”.

Ndër 20 portet më të mira, porti i Shangait pritet të ketë kapacitetin më të madh të xhiros në vitin 2022, thuhet në raportin e publikuar nga “China Science Daily”, ku theksohet se shumica e porteve të kontejnerëve të Kinës kanë kërkesë në rritje për shërbimet e transportit detar, duke përfshirë portin Ningbo-Zhoushan, si dhe portet në Qingdao dhe Tianjin.

Sasia e transportit të kontejnerëve ndikohet nga shumë faktorë. Krahasuar me analizat e regresionit dhe modelet ekonometrike, studiuesit i konsideruan portet globale si një sistem të tërë, duke marrë parasysh ekonominë globale, situatat tregtare dhe zhvillimin e industrisë së transportit detar, tha Ëang Shouyang, drejtor i Qendrës CAS për Parashikimin e Shkencës, i cili publikoi raportin.

Megjithëse industria globale e transportit të kontejnerëve po ngadalësohet në vitin 2022, transporti i kontejnerëve të Kinës mbetet si një bazë për zhvillimin e qëndrueshëm global, citohet të ketë thënë profesori i CAS, Xie Gang. (Irma)