Të ardhurat fiskale të Kinës në gjashtëmujorin e parë të këtij arritën në 10.52 trilionë juanë (1.56 trilionë USD), me një rritje prej 3.3 për qind pas përjashtimit të faktorëve të rabatit të taksave, sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Ministria e Financave e Kinës.

"Falë zbatimit të shpejtuar të një sërë masash për stabilizimin e ekonomisë, të ardhurat fiskale u stabilizuan në përgjithësi dhe u mëkëmbën në qershor. Të ardhurat fiskale në qershor patën një rritje prej 5.3 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vjetshëm," bëri të ditur në një konferencë shtypi Xue Xiaoqian, një zyrtar i ministrisë.

Shpenzimet fiskale në gjysmën e parë të vitit u shtuan 5.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 12.89 trilionë juanë. Ministria tha se shpenzimet në fushat kryesore, si jetesa dhe mirëqenia e njerëzve, janë garantuar në mënyrë efektive. (Wang Lei/Artan)