Foto:VCG

Foto:VCG

Mes një vale të të nxehtit, temperatura në Shangai arriti në 40.9 gradë celsius të mërkurën pasdite, duke shënuar dhe temperaturën më të lartë të regjistruar në qytet, përcjell “Xinhua”.

Shërbimi Meteorologjik i Shangait lëshoi një alarm portokalli për temperaturë të lartë të mërkurën, e cila më vonë u ngrit në të kuqe, niveli më i lartë. Kjo është hera e dytë në tre ditë që lëshohet një alarm i kuq.

Hera e fundit që Shangai regjistroi një temperaturë kaq të lartë rekord ishte më 21 korrik 2017.

Shangai ka pasur gjithsej 14 ditë me temperatura mbi 35 gradë celsius deri më tani këtë vit, duke përfshirë tetë ditë mbi 37 gradë celsius dhe dy ditë mbi 40 gradë celsius. (Irma)