
Foto: VCG
Kina ka arritur qëllimin për të krijuar skemën e “shefave të pyjeve”, siç ishte planifikuar, me gati 1.2 milionë persona të emëruar në këtë pozicion, në më shumë se një vit, njoftoi autoriteti pyjor, citon “Xinhua”.
Me zbatimin gjithëpërfshirës të skemës, menaxhimi i burimeve pyjore dhe kullotave në vend është forcuar, tha Xu Jide, zyrtar i Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, në një konferencë për shtyp.
Numri i rasteve administrative në lidhje me çështjet e pylltarisë dhe kullotave ra me 21 për qind në bazë vjetore në vitin 2021, tha Xu, duke shtuar se është bërë përparim i rëndësishëm në pyllëzimin shkencor dhe është forcuar mbrojtja e kafshëve të egra.
Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, vendi përmbushi 82.9 për qind të synimeve të tij të pyllëzimit, shtoi Xu.
Kina lëshoi një udhëzues për të zbatuar një skemë të “shefave të pyjeve” në mbarë vendin mbi një vit më parë, duke synuar për ta shtrirë atë në mbarë vendin deri në qershor 2022, mes përpjekjeve të vazhdueshme për të mbrojtur pyjet dhe kullotat.
Në vazhdim, administrata do të drejtojë lokalitetet për të forcuar trajnimin dhe mbikëqyrjen e “shefave të pyjeve” dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre për të kryer detyrat përkatëse, tha Xu. (Irma)







