
Foto: VCG
"Rreziqet e përgjithshme financiare të Kinës janë të kontrollueshme dhe 99 për qind e aseteve bankare janë brenda kufirit të sigurisë," tha të mërkurën gjatë një konference Sun Tianqi, kreu i Zyrës së Qëndrueshmërisë Financiare të Bankës Popullore të Kinës, banka qendrore kineze.Sipas tij, deri në fund të vitit të kaluar, vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit bankar të Kinës ishte 345 trilionë juanë, duke përbërë 90 për qind të aseteve të përgjithshme të sektorit financiar të vendit.Rezultatet e vlerësimit të bankës qendrore kineze në tremujorin e katërt të vjetshëm treguan se ndër 4 398 institucionet bankare, 4 082 ishin brenda kufirit të sigurisë me 7 nivele, ose 93 për qind e institucioneve që u përfshinë në vlerësim, dhe shkalla e aseteve të tyre zë 99 për qind të vëllimit të përgjithshëm, bëri të ditur Sun Tianqi."Numri i institucioneve me rrezik të lartë zë 7 për qind të 4 398 institucioneve, dhe shkalla e aseteve të tyre përbën vetëm 1 për qind të vëllimit të përgjithshëm, që do të thotë se shumica e bankave të vogla dhe të mesme janë brenda kufirit të sigurisë të përcaktuar nga Banka Popullore," u shpreh ai.







