
Foto: VCG
Ekspozitë kulturore Kinë-Itali
Një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste të Kinës përshëndeti të dielën shkëmbimin kulturor midis Kinës dhe Italisë, kur mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një ekspozite kulturore në Pekin, njofton “Xinhua”.
Huang Kunming, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK dhe kreu i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të PKK, i bëri komentet në ceremoninë e hapjes së ekspozitës.
Për këtë ekspozitë letra urimi i kanë dërguar respektivisht presidenti kinez Xi Jinping dhe ai italian Sergio Mattarella.
Huang lexoi letrën e urimit të presidentit Xi në ceremoninë e hapjes. Ai vuri në dukje se letrat e dy liderëve treguan plotësisht vëmendjen e tyre të lartë ndaj marrëdhënieve kulturore Kinë-Itali dhe dhanë udhëzime të rëndësishme për çuarjen më tej të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit të kulturës dhe turizmit midis dy vendeve.
Huang tha se me mbështetjen e fortë të liderëve të dy vendeve, Kina dhe Italia gëzojnë një marrëdhënie kulturore të nivelit të lartë, e cila përbën një shembull të shkëlqyer të shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe Evropës, si dhe midis Lindjes dhe Perëndimit.
Huang shprehu besimin se të dy vendet do ta marrin këtë si një platformë dhe mundësi për të respektuar dhe mësuar gjithmonë nga njëri-tjetri, për të respektuar dhe vlerësuar arritjet e shkëlqyera të qytetërimit të njëri-tjetrit, për të rritur bashkëpunimin në fusha, duke përfshirë muzetë, galeritë e artit dhe digjitalizimin kulturor dhe për të promovuar më afër lidhjet mes njerëzve. (Fatosi)







