
Foto: VCG
Kina dhe Pakistani do të kryejnë stërvitjen e përbashkët detare “Sea Guardians-2” pranë Shangait në mes të korrikut, njoftoi zëdhënësi i Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA), Liu Wensheng, i citur nga “Xinhua”.
Stërvitja synon përballimin e përbashkët të sfidave të sigurisë detare dhe të përmirësojë bashkëpunimin e mbrojtjes midis Kinës dhe Pakistanit, duke promovuar gjithashtu një partneritet strategjik të të gjitha kushteve, tha Liu.
Ai shtoi se stërvitjet ishin planifikuar sipas një plani vjetor ekzistues. (Fatosi)







