[Foto: Ministria e Jashtme e Kinës]

[Foto: Ministria e Jashtme e Kinës]

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij i Koresë së Jugut, Park Jin, ranë dakord për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh dhe për të forcuar shkëmbimet midis dy vendeve të tyre.

Gjatë një takimit në kuadër të takimit të kryediplomatëve të G20-s në Bali, Indonezi, Wang tha se biseda e suksesshme telefonike midis dy krerëve të shteteve çoi në një tranzicion të qetë dhe një fillim të mirë në marrëdhëniet dypalëshe.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon 30 vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike midis Kinës dhe Koresë së Jugut, Wang tha se marrëdhëniet dypalëshe po përballen me mundësi të rëndësishme për zhvillim, si dhe disa sfida praktike, bën të ditur “Xinhua”.

Është në interesin e përbashkët të të dyja palëve që marrëdhëniet të ruhen dhe zhvillohen mirë, tha Wang, duke shtuar se kjo është diçka e zbuluar nga përvoja e suksesit të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe gjatë 30 viteve të fundit. Si fqinjë të ngushtë dhe partnerë të pandashëm, Kina dhe Koreja e Jugut duhet të mbështesin konsensusin dhe mirëkuptimin tashmë të arritur dhe të ruajnë stabilitetin dhe vazhdimësinë e politikave të tyre ndaj njëra-tjetrës, vuri në dukje Wang.

Nga ana e tij, Park e quajti një moment historik 30-vjetorin e lidhjeve diplomatike dypalëshe.

Gjatë takimit, të dyja palët ranë dakord se është e rëndësishme të forcohen shkëmbimet dhe komunikimi i thelluar. Ata ranë dakord në parim që brenda këtij viti të realizohet shkëmbimi i vizitave mes dy ministrave të Jashtëm. Të dyja palët folën për rritjen e qëndrueshme të tregtisë dypalëshe, e cila pritet të arrijë një nivel të ri. Ata ranë dakord të përshpejtojnë fazën e dytë të negociatave të marrëveshjes së tregtisë së lirë, të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat duke përfshirë teknologjinë e lartë, ndryshimet klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e pastër dhe të sigurojnë një zinxhir furnizimi të qëndrueshëm. (Irma)