Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha në një konferencë shtypi të premten se dorëheqja e kryeministrit britanik Boris Johnson nga posti i kreut të Partisë Konservatore është një çështje e brendshme e Britanisë së Madhe.
![[Foto:VCG]](https://mim-img2.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220709/7f7f3aa9-0b64-4eea-87fd-b581516b39fa.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto:VCG]
Sipas zëdhënësit, pavarësisht se si ndryshon situata politike në Britani, Kina shpreson se pala britanike do të marrë parasysh perspektivën afatgjatë e gjendjen e përgjithshme dhe do të ecë në të njëjtin drejtim me Kinën, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe. (Li Huailiang/Artan)







