Foto nga VCG

Vlera e tregtisë së shërbimeve të Kinës u rrit 22 për qind nga viti në vit në pesë muajt e parë të vitit 2022, treguan të enjten të dhënat nga Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, vlera totale e tregtisë ishte 2.365 trilionë juanë (rreth 352.98 miliardë dollarë amerikanë).

Eksportet e shërbimeve u rritën me 26.3 për qind nga viti në vit në 1.15 trilionë juanë.

Nga të dhënat e ministrisë bëhet e ditur se importet e shërbimeve ishin 1.21 trilionë juanë, 18.2 për qind më shumë nga një vit më parë. (Irma)