
Foto nga VCG
Autoriteti Spitalor shprehu shqetësim për rritjen e numrit të pranimeve të reja të pacientëve me Covid në mbi 110 të mërkurën edhe pse Hong Kongu regjistroi 2815 raste të virusit.
Gladys Kwan, një ndër përgjegjëset e Autoritetit Spitalor, deklaroi se të mërkurën pati 113 raste të reja ditore, nga 30-40 në fillim të qershorit. Në javët e fundit, veçanërisht javën e kaluar, sipas Këan, pati mbi 100 raste të reja ditore, duke e cilësuar një shkak për shqetësim.
“Në fillim të qershorit, numri i pranimeve ishte në rreth 400, ndërsa tani ka rreth 830 pacientë që qëndrojnë në spitale, një rritje me mbi 100 për qind. Jemi të shqetësuar se graviteti i situatës së epidemisë është rritur”, -shtoi ajo.
Kwan tha se Autoriteti Spitalor tashmë ka bërë përgatitjet për një rikthim, por shtoi se njerëzit nuk duhet ta humbasin vigjilencën e tyre.
“Nëse do të pranojmë një numër të madh pacientësh në spitalet tona, kjo do të krijojë presion të jashtëzakonshëm në sistemin e kujdesit shëndetësor publik”, tha ajo.
Chuang Shuk-kwan, kreu i degës së sëmundjeve ngjitëse të Qendrës për Mbrojtjen e Shëndetit, deklaroi se rastet e reja Covid përfshinin 2672 infeksione lokale dhe 143 raste të importuara.
Infeksionet lokale përfshinin 1021 raste të konfirmuara nga testet e acidit nukleik dhe 1651 të zbuluara përmes testimit të shpejtë të antigjenit, tha Chuang.
Rastet e importuara përfshinin 50 raste nga Mbretëria e Bashkuar, nga 9 nga SHBA, Singapori dhe Tajlanda, 8 nga Australia dhe 7 nga India. (Irma)







