Foto nga VCG

Michel Tran Van, shefi i operimit i “Airbus China”, ka shprehur optimizëm për perspektivat e mëdha në tregun kinez të prodhuesit kryesor të avionëve në botë, pavarësisht sfidave epidemike me të cilat përballet e gjithë industria e aviacionit në mbarë botën, shkruan “Xinhua”.

“Ne do të qëndrojmë në Kinë. Ky është një treg dhe një vend që po rritet më shpejt në planin afatgjatë. Ne do të vazhdojmë të shikojmë partneritetet për kërkimin dhe zhvillimin, si dhe teknologjitë”, -tha Tran Van.

Ai evidentoi linjën përfundimtare të montimit të Airbus në Azi në komunën Tianjin të Kinës veriore (FAL Tianjin), duke thënë se pavarësisht epidemisë, të gjitha fabrikat në Kinë, dhe veçanërisht në Tianjin, po funksionojnë normalisht.

“Ne po dorëzojmë avionë siç pritej. Zinxhiri i furnizimit po e ushqen FAL-në në Tianjin siç prisnim”, -theksoi Tran Van.

Sipas tij, FAL Tianjin ka një strukturë kryesore që punon për llojin A320 të avionëve Airbus. Po ashtu, ka kapacitete të mëdha për A330 dhe A350, si dhe deri në fund të viti fabrika e prodhimit do të kryejë montimin përfundimtar të A321.

FAL Tianjin përfundoi dhe dorëzoi 53 avionë të familjes A320 në 2021. Prodhuesi evropian i avionëve përuroi linjën përfundimtare të montimit të familjes A320 në Tianjin në vitin 2008. Deri në fund të 2021, Airbus kishte mbledhur dhe dorëzuar 555 avionë të serisë A320 nga objekti.

“Mendoj se nuk duhet të ndikohemi shumë nga sfidat dhe vështirësitë afatshkurtra që shohim. Ne shohim disa rikuperime të mira dhe perspektiva për të ardhmen. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të përqendrohemi”, - tha Tran Van. (Irma)