
Foto nga VCG
Një stacion shkëmbimi i baterive për makinat elektrike u vu në funksion në Lhasa, kryeqendra e Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore, bën të ditur “Xinhua”.
Stacioni, i cili operohet nga prodhuesi kinez i makinave elektrike NIO, është i pari i këtij lloji në rajon.
Në stacion, përdoruesit depozitojnë bateri që kanë konsumuar pak energji, duke marrë në vend të saj një bateri plotësisht të ngarkuar.
Sipas Guo Jianxin, i cili punon në stacion, bateritë që kanë mbaruar rimbushen me 100 për qind energji të pastër të gjeneruar nga hidrocentrali dhe energjia diellore.
Tibeti më parë kishte vetëm stacione të ndërrimit të baterive për kamionë me ngarkesë të rëndë.
Me një mesatare prej mbi 3000 orë dielli në vit, Lhasa është e njohur për energjinë e saj të bollshme diellore.
Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, deri në fund të vitit 2021, Kina kishte ndërtuar 75.000 stacione karikimi, 2.62 milionë shtylla karikimi dhe 1298 stacione të ndërrimit të baterive.
E themeluar në nëntor 2014, NIO është një pionier në tregun premium të automjeteve elektrike të Kinës, me selinë e saj globale të vendosur në Shangai dhe selinë e Kinës në Hefei. (Irma)







