CFP

CFP

Materiali i ri ka ruajtur qëndrueshmërinë e lartë të roverit "Zhurong" në sondën "Tianwen-1" të Kinës, sipas Institutit të Studimit të Metaleve të Akademisë Kineze të Shkencave.

Rrotat e roverit janë krijuar nga studiuesit e këtij instituti. Materiali i ri i tyre është një përzierje karburi silici në matricë alumini. Plasticiteti i tij është shtuar në mënyrë të dukshme edhe me forcë, rezistencë dhe qëndrueshmëri të lartë.

Besueshmëria e materialit të ri është provuar në kushtet komplekse në sipërfaqen e Marsit, tha Ma Zongyi, një studiues në këtë institut.

Deri më 29 qershor, orbituesi i sondës "Tianwen-1" funksionoi normalisht për 706 ditë. Ai ka marrë të dhëna pamjesh me qartësi të mesme që mbulojnë tërë globin e Marsit, sipas Administratës Kombëtare së Hapësirës Ajrore të Kinës.

Sonda "Tianwen-1" përbëhet nga një orbitues, një mjet zbritës dhe roveri "Zhurong". Më 15 mars të vitit 2021, sonda arriti në rajonin e paracaktuar të uljes në Utopia Planitia, një fushë e gjerë e Marsit, duke shënuar herën e parë që një sondë kineze zbret në "planetin e kuq". (Xu Guang)