
Foto nga VCG
Samiti i 5-të i Kinës Digjitale do të mbahet në qytetin Fuzhou në provincën Fujian të Kinës lindore nga 23 deri më 24 korrik, njoftuan organizatorët të martën.
Samiti, i bashkë-sponsorizuar nga autoritetet, duke përfshirë Administratën e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC), Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe qeverinë provinciale të Fujian, do të fokusohet në ndryshimet e reja të nxitura nga inovacioni dhe peizazhet e reja të udhëhequra nga digjitalizimi në ndjekjen e iniciativës së Kinës digjitale, bën të ditur “Xinhua”.
Një ekspozitë e veçantë do të mbahet si pjesë e samitit për të shfaqur arritjet më të fundit në ndërtimin e një "Kine digjitale" gjatë pesë viteve të fundit. Cao Shumin, nënkryetari i CAC, tha se samiti i përmbahet rolit të tij si një platformë për të nxjerrë politikat e vendit mbi zhvillimin e teknologjisë së informacionit. (Elona)







