Pallati i Kristaltë i Mjekësisë Kineze./CFP

Pallati i Kristaltë i Mjekësisë Kineze./CFP

Të hënën u organizua ceremonia e hapjes së Muzeut të Mjekësisë Kineze të Guangdong-ut, ndërsa të martën nisi funksionimi provë i tij.

Muzeu i rikonstruktuar tani ka një sallë të re të mjekësisë kineze "Lingnan", sallën e akupunkturës dhe qendrën e ruajtjes së shëndetit.

Zona e ekspozimit e mjekësisë bimore kineze "Lingnan" shfaq "ekzemplarë të njomë", me 600 shishe me ekzemplarë shumëngjyrësh dhe delikatë të mjekësisë bimore, duke u emërtuar si "Pallati i Kristaltë i Mjekësisë Kineze".

Muzeu i Mjekësisë Kineze të Guangdong-ut. /CFP

Muzeu i Mjekësisë Kineze të Guangdong-ut. /CFP

Teksa brezat e rinj i kushtojnë vëmendje më të madhe historisë së pasur kulturore të Mjekësisë Tradicionale Kineze (MTK), kjo degë e mjekësisë është zhvilluar gjithnjë e më shumë.

Trashëgimtarët e MTK-së po bëjnë gjithashtu çdo përpjekje për të përhapur dhe zhvilluar kulturën e saj. Yang Xuejun është një sipërmarrës që ka qenë i interesuar për MTK-në qysh në fëmijëri. Familja e tij ka punuar në këtë fushë për breza të tërë, duke i lënë Yang Xuejun-it mbresa të pashlyeshme. Yang është i interesuar thellësisht në përhapjen e kulturës së mjekësisë kineze dhe ka mbledhur fonde për të ndërtuar një muze të kësaj mjekësie në Dalian të Kinës Verilindore.

Yang Xuejun ka mbledhur fonde për të ndërtuar një muze të kësaj mjekësie në Dalian të Kinës Verilindore./China Daily

Yang Xuejun ka mbledhur fonde për të ndërtuar një muze të kësaj mjekësie në Dalian të Kinës Verilindore./China Daily

Kultura e MTK-së është bërë tashmë edhe pjesë e mësimit në shkolla. Më 17 qershor, nxënësit e Shkollës Fillore të Rrugës "Yulan" të Nanning vizituan sallën e përvojës së mjekësisë Zhuang për të provuar produktet unike kulturore dhe krijuese, si mjekësinë kineze dhe kuzhinën mjekësore.

nxënësit e Shkollës Fillore të Rrugës "Yulan" të Nanning vizituan sallën e përvojës së mjekësisë Zhuang

nxënësit e Shkollës Fillore të Rrugës "Yulan" të Nanning vizituan sallën e përvojës së mjekësisë Zhuang

Lu'an, një qytet në nivel prefekture në provincën Anhui, ka zhvilluar sektorin përkatës të mjekësisë kineze, me fshatarët që kultivojnë bimë mjekësore për të rritur të ardhurat. (Xu Guang)

CFP

CFP