CGTN

CGTN

Shërbimet e restoranteve kanë rifilluar në Shangai të Kinës Lindore pas një pezullimi tremujor, ndërsa ky qytet lehtësoi kufizimet e COVID-19 më 29 qershor. Bankat vendore po u japin kredi të reja këtyre bizneseve gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.

Një ndër kompanitë që synon të marrë kredi është Zgjidhjet e Zinxhirit të Furnizimit “Shuhai”, që ndihmon në lidhjen e restoranteve me firmat furnizuese. Wang Jinbo, një ndër drejtuesit e kësaj kompanie, thotë:

"Restorantet bazohen në fitimet ditore për të paguar për stafin, qiranë dhe furnizimet. Por menaxhimi i mbyllur u solli atyre fitime zero ose fitime shumë të pakta, gjë që krijoi një problem të madh. Atyre u nevojitet më shumë mbështetje financiare me rinisjen e biznesit."

Zyrtarët qeveritarë i kanë vënë re vështirësitë që përballojnë restorantet dhe bizneset e tjera të lidhura me to.

Në fund të qershorit, Komisioni Rregullator i Bankave dhe i Sigurimeve i Shangait nisi një mekanizëm për t’i ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke u dhënë plane specifike bankave për të ndihmuar këto ndërmarrje.

Përveç sektorit të restoranteve, industritë e tjera kryesore që ndihmon ky mekanizëm përfshijnë shitjen me pakicë, logjistikën dhe prodhimin. (Xu Guang)