CFP

CFP

Kina do të forcojë mbikëqyrjen e tregut të kontratave me zbatim të menjëhershëm dhe atyre me zbatim të ardhshëm për shitjen e derrave, për të frenuar rritjen e çmimeve të mishit të derrit, u shpreh organi më lartë planifikues i vendit të martën.

Do të bëhen përpjekje të përbashkëta për të zbuluar në çast transaksionet jonormale dhe për të forcuar mbikëqyrjen e mëtejshme, theksoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës në një deklaratë pas një takimi me përfaqësues të Bursës së Mallrave të Dalian-it, ku tregtohen kontratat me zbatim të ardhshëm.

Të dy palët do të punojnë së bashku për të goditur aktivitetet e paligjshme, si fabrikimi dhe përhapja e informacioneve mbi rritjen e çmimeve, grumbullimi me shumicë i derrave për përfitime, rritja e paarsyeshme e çmimeve dhe spekulimi keqdashës, thuhet në deklaratë.

Çmimi i derrit, një lloj mishi kryesor në Kinë, është rritur në javët e fundit. Nga 20 deri më 24 qershor, çmimi mesatar i mishit të derrit u rrit 5.4 % krahasuar me javën përpara dhe 31.6 % me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kina ka bërë përpjekje për të garantuar furnizimin e tregut dhe për të stabilizuar çmimet. Vendi më i madh prodhues dhe konsumues i mishit të derrit në botë po shqyrton mundësinë e nxjerrjes e mishit të derrit nga rezervat e veta qendrore dhe orientimin e nxjerrjes së mishit të derrit nga rezervat vendore. (Xu Guang)