Foto:VCG

Foto:VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian bëri të ditur të martën se këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi do të takohet në Bali të Indonezisë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në një konferencë shtypi, Zhao tha që gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e ministrave të jashtëm të G20-s, Wang Yi do të zhvillojë takime dypalëshe me krerët e diplomacive të disa vendeve kryesore dhe përfaqësuesit e disa organizatave rajonale. Siç është rënë dakord paraprakisht nga të dy palët, Wang dhe Blinken do të takohen në Bali dhe do të shkëmbejnë mendime për marrëdhëniet kino-amerikane dhe për çështjet e rëndësishme rajonale e ndërkombëtare.