Foto: VCG

Foto: VCG

Qyteteve në mbarë botën iu bë ftesë për të aplikuar për një çmim të zhvillimit të qëndrueshëm, gjatë Forumit të 11-të Botëror Urban, në Katowice, Poloni.

Procesi i aplikimit për Çmimin Global të Shangait për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Qytete (Shanghai Award), i cili u iniciua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat) më 30 mars dhe i mbështetur nga Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural të Kinës dhe qeveria komunale e Shangait, u lançua nga UN-Habitat për këtë event.

Xu Xiaofeng, këshilltar ministror për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën e Kinës në Poloni, theksoi se “Shanghai Award” ka një rëndësi të madhe në procesin e zbatimit të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Bota ka hyrë në dekadën e veprimit për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së dhe zbatimin e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, që është edhe konsensusi më i madh për zhvillimin global dhe detyra kryesore e komunitetit ndërkombëtar”, -tha Xu.

Sipas tij, qytetet, si vendi kryesor i prodhimit dhe jetës njerëzore, që mbartin më shumë se gjysmën e popullsisë së përgjithshme, po luajnë një rol kyç në zbatimin e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Qeveria kineze ka ndërmarrë veprime proaktive për të mbështetur UN-Habitat për Çmimin Global të Shangait për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Qytete, për të njohur qytetet e shkëlqyera që kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e qëndrueshëm, duke synuar të inkurajojë qytetet në mbarë botën, të ndërmarrin veprime praktike dhe të arrijmë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm”, -shtoi Xu.

Chen Haiyun, eksperti kryesor i ekipit kërkimor të Indeksit të Përshtatur të Shangait, prezantoi në detaje Indeksin, një metodë e zhvilluar bashkërisht nga UN-Habitat, Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural të Kinës dhe qeveria komunale e Shangait, për të vlerësuar qëndrueshmërinë e zhvillimit standard për qytetet globale.

Chen u bëri thirrje gjithashtu më shumë qyteteve, institucioneve akademike, ekspertëve dhe studiuesve në mbarë botën që të marrin pjesë në kërkimin bashkëpunues, aplikimin dhe promovimin e Indeksit të Përshtatur të Shangait.

Robert Ndugwa, kreu i seksionit të të dhënave dhe analitikës në UN-Habitat, tha se Indeksi i Përshtatur i Shangait mund të ndihmojë qytetet të arrijnë lokalizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe gjithashtu të bëhen një mjet i rëndësishëm për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të qyteteve globale.

“Mendoj se bashkëpunimi midis Shangait dhe UN-Habitat paraqet një rast shumë të mirë se si të lokalizohen, si të sigurohet që proceset globale të zbuten dhe lokalizohen, si e vetmja mënyrë për të arritur të gjitha qëllimet e ndryshme në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, -tha Robert Ndugwa.