Foto: VCG

Foto: VCG

Ekonomia e Kinës pritet të kapërcejë gradualisht ndikimet negative të epidemisë në gjysmën e dytë të këtij viti, me treguesit ekonomikë që tregojnë përmirësim mes një sërë politikash mbështetëse, sipas një raporti të Bankës së Kinës. Duke vënë në dukje se rreziqet, duke përfshirë rritjen e inflacionit global, tensionet gjeopolitike dhe tregjet e paqëndrueshme financiare ndërkombëtare, mund të vazhdojnë të peshojnë në perspektivën ekonomike, në raport, cituar nga “Xinhua”, thuhet se kërkesa e brendshme do të luajë një rol kyç në stabilizimin e rritjes së vendit gjatë gjysmës së dytë të vitit. Raporti shton se bazat ekonomike të Kinës dhe potenciali për rritje afatgjatë mbeten të pandryshuara.

Pavarësisht sfidave, punësimi i vendit ka mbetur i qëndrueshëm dhe rritja e çmimeve është mbajtur brenda një diapazoni të moderuar, duke u lënë më shumë hapësirë autoriteteve për të manovruar politikat makro, sipas raportit.

Në vazhdim, raporti ka sugjeruar përdorimin e mëtejshëm të politikave fiskale dhe monetare për të ndihmuar ndërmarrjet të kapërcejnë vështirësitë dhe të zgjerojnë investimet efektive dhe të stabilizojnë rritjen.

Më shumë përpjekje duhet të bëhen për të nxitur konsumin, për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të pasurive të paluajtshme dhe për të nxitur konkurrencën afatgjatë përmes përmirësimit teknologjik dhe inovacionit, thuhet në raport. (Elona)