Foto: VCG

Foto: VCG

Provinca Qinghai e Kinës veriperëndimore ka rritur standardin e kompensimit për vdekjet njerëzore të shkaktuara nga kafshët e egra në 600.000 juanë (rreth 89.700 dollarë amerikanë), gati tri herë më i lartë se standardi i mëparshëm.

Sipas autoriteteve lokale, provinca ka vendosur gjithashtu një kufi maksimal kompensimi prej 300.000 juanë për familje për humbjet në prodhim dhe objektet e jetesës të shkaktuara nga kafshët e egra, raporton “Xinhua”.

Standardi u lançua më 15 maj si pjesë e një plani pilot kompensimi për humbjet e jetës dhe pronës të shkaktuar nga kafshët e egra në Qinghai, me një periudhë pilot prej tre vjetësh.

E vendosur në rrafshnaltën Qinghai-Tibet, provinca ka një biodiversitet të pasur. Vitet e fundit, me zbatimin e projekteve të ndryshme ekologjike të ndërtimit dhe restaurimit, popullata e kafshëve të egra ka shfaqur një trend të rritjes së vazhdueshme dhe po ashtu edhe numri i dëmtimeve të shkaktuara nga kafshët e egra.

“Në dekadën e kaluar, Qinghai ka pranuar më shumë se 7000 raste që përfshijnë kompensim për humbjet e shkaktuara nga kafshët e egra, me mbi 44 milionë juanë kompensim në nivel provincial, prefekture dhe qarku”, -tha Zhang Yu, kreu i departamentit të mbrojtjes së kafshëve të egra të zyrës rajonale.

“Pas më shumë se 10 vjet përpjekjesh, puna e kompensimit në Qinghai ka hyrë gradualisht në rrugën e menaxhimit të rregullt”, -tha Wang En'guang, nënkryetari i zyrës rajonale të pyjeve dhe kullotave. (Elona)