
Autoriteti Monetar i Hong-Kongut. /CFP
Rregullatorët deklaruan të hënën zhvillimin e "Swap Connect"-it, një program i ri i hyrjes në tregjet reciproke mes pjesës kontinentale të Kinës dhe Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut në tregjet e shkëmbimit të normës së interesit ndërbankar.
Banka Popullore e Kinës, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe i Kontratave me Zbatim të Ardhshëm dhe Autoriteti Monetar i Hong-Kongut deklaruan së bashku se institucionet financiare përkatëse po punojnë për zhvillimin e "Swap Connect"-it.
"Swap Connect" mund t'u garantojë investorëve kryerjen e transaksioneve të derivateve të normës së interesit për të menaxhuar rreziqet e normës së interesit, tha Pan Gongsheng, zv.guvernator i Bankës Popullore të Kinës.
Në bazë të suksesit të Lidhjes së Aksioneve, hyrja në tregjet reciproke mes pjesës kontinentale dhe Hong-Kongut është zgjeruar gradualisht në kanale të tjera, tha Ashley Alder, kryezyrtarja ekzekutive e SFC-së. (Xu Guang)







